Home Sporti Di Maria zbul...

Di Maria zbulon prapaskenën: Mbappe e detyruan të qëndronte te PSG

150
0

Angel Di Maria ka bërë një zbulim interesant për ish-lojtarin e skuadrës te Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe rinovimin e tij të shumëpërfolur me parizienët.

Në një intervistë të dhënë së fundi për mediet spanjolle, argjentinasi theksoi se francezin e detyruan që të qëndronte te PSG-ja.

“Ata e detyruan Mbappen të qëndronte në PSG, pikërisht kur ai mund të largohej. Ata i dhanë atij një rol absolut protagonist, që më parë nuk e kishte pasur Mbappe dhe askush tjetër, por ia dhanë këtë fuqi dhe këtë përgjegjësi, duke i vendosur pranë lojtarin më të mirë në histori, Messi-n.

Është pak e vështirë që këto dy gjëra të përkojnë. Mbappe ka një karrierë të jashtëzakonshme përpara tij është një djalë i mirë dhe nuk mendoj se ka ndryshuar shumë”, deklaroi Di Maria.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit