Home Rajoni Dialogu me Se...

Dialogu me Serbinë, BE kritikon Kosovën: Shkarkimi i ekipit menaxhues shkel marrëveshjet

75
0

Bashkimi Europian kritikon Kosovën për shkarkimin e ekipit menaxhues. Zëdhënësi Peter Stano tha se një vendim i tillë shkel përmbajtjen dhe frymën e marrëveshjeve të pranuara në kuadër të dialogut në Bruksel. Ai bëri të qartë edhe periudhën kur përfundon puna e ekipit menaxhues.

“Në marrëveshjet e dialogut, thuhet qartë se ekipi menaxhues duhet të ekzistojë derisa të miratohet statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ajo që ndodhi të martën ishte se ekipi drejtues propozoi dhe dorëzoi draftin e parë. Kjo do të thotë që ne filluam procesin dhe procesi nuk ka përfunduar akoma. Prandaj, vendimi për shpërbërjen e ekipit menaxhues, shkel përmbajtjen dhe frymën e marrëveshjeve dinamike, dhe çdo vendim në lidhje me Ekipin Menaxhues duhet të miratohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”,-u shpreh Stano.

Po ashtu zëdhënësi i BE-së shtoi se anëtarët e ekipit menaxhues janë propozuar nga Serbia dhe emëruar zyrtarisht nga qeveria e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti refuzoi menjëherë draft-statutin e paraqitur nga ai grup, duke thënë se koordinatorja Danijela Vujiçiç, është në konflikt interesi, pasi ushtron detyrën e deputetes në parlamentin e Serbisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit