Dialogu PS-Rithemelim, Andi Bushati kritika opozitës: U kënaqën që Rama u njohu Saliun!

Dialogu mes PS dhe Rithemelimit, për Andi Bushatin nuk zgjidh gjë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se opozita ka për qëllim kryesor njohjen e Sali Berishës nga mazhoranca, duke hequr dorë nga parimet dhe komisionet hetimore.

“Opozita prej pesë muajsh ka patur dy kërkesa themelore, njohjen si opozitë reale dhe komisionet hetimore. Pra kërkonte gjërat më normale të botës. Por ne nuk jetojmë në normalitet, por në diktaturë. Si të tilla gjërat normale duhet ti fitosh përmes anormalitetit. Këta u ulën në tavolinë për ta zgjidhur por nuk zgjidhën asgjë.

Kam përdorur atë term “shitje me vulë”, për arsye se opozita është kënaqur që i kanë njohur Saliun. Rama ka hequr dorë nga ajo “nuk negocioj me non-gratën” dhe e ka njohur si palë. Unë e di që në PD ka shumë njerëz fanatikë berishist, por opozita është shumë më e madhe se kaq. Ata që e kanë mbështetur nuk e kanë mbështetur që të ketë Saliun mbi krye, por për të kryer funksionet si opozitë.

Në këmbim të njohjes së Saliut, ka hequr dorë nga një pjesë e madhe e komisioneve. Ne duam të ushtrojë presion për të ditur për charter-at e Ramës, McGonigalin, etj. Kanë hequr dorë nga këto obligime të opozitarizmit dhe janë gëzuar që Rama na njohu si palë. Ku e shohim këtë? Unë i kam parë përfaqësuesit e PD, me bilbila, tymuese, tani ç’ndryshoi që u kthyen në normal dhe u ulën krah Lindita Nikollës? Pra tregon se kanë hequr dorë nga qasja radikale”, tha Bushati.

SHKARKO APP