Digjet në ecje një makinë në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë
Aktualitet E Hënë, 9 Maj 2022 10:15
Një mjet është përfshirë nga flakët këtë mëngjes në aksin Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit.
Dyshohet se shkak është bërë një defekt në sistemin elektrik të mjetit.
Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërkohë që zjarrfikësit dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Vetëm në periudhën janar-prill 2022 në këtë aks rrugor janë djegur më shumë se 20 mjete.