Dinamo fiton derbin ndaj Tiranës, Partizani triumfon me “poker”

Janë luajtur sot ndeshjet e parafundit të Abissnet Superiore. Partizani ka siguruar vendin e 3-të, pasi edhe nëse humbet ndeshjen e fundit dhe ndodhet me pikë të barabarta me Kukësin dhe Vllazninë, ka në favor përballjet direkte.

Dinamo ka arritur të marrë fitoren në derbin ndaj Tiranës të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, pasi Blutë fituan me shifrat 2-1. Kjo është edhe fitorja e parë e Rodolfo Vanolit në krye të Dinamos. Haxhiu e Samake befasuan bardheblutë, ndërkohë që Seferi do të shënonte vetëm për statistikë.

Teuta mposhti në minutat e fundit Laçin në “Niko Dovana”, pasi vendasit do të triumfonin me shifrat 2-1. Guindo do të kalonte kurbinasit në avantazh, Hebaj do të barazonte shifrat, ndërkohë që Daja do të realizonte golin e fitores

Kukësi mori një fitore minimale 1-0 ndaj Skëbderbeut, ku Feijao do të ishte vendimtarë në këtë takim, pasi goli i tij i dhuroi Kukësin 3 pikë të rëndësishme në garën për një vend në Europë, pasi verilindorët vazhdojnë të mbajnë vendin e 4-të në klasifikim. Partizani shkatërroi Kastriotin 4-0 në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”. H.Marku, Skuka, Cara  dhe Gueye do të ishin autorët e golave, me demat që fitojnë me poker.

Vllaznia nuk toleron Egnatian, pasi Mirel Josa e nis me fitore eksperiencën e tij te shkodranët, teksa triumfon me shifrat 3-1 në “Loro Boriçi”. Aralica dhe dopieta e Latifit do t’i jepnin kuqebluve një fitore të rëndësishme për Europën, pasi ndajnë kuotë të njëjtë pikësh me Kukësin. Goli i Laurentino për Egnatian shërbeu vetëm për statistikë, pasi rrogozhinasit nuk mundën të bënin asgjë përballë shkodranëve të Josës.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎JAVA 35 ABISSNET SUPERIORE abissnet Superiore FK DINAMO 2 DI FK KUKESI KFTIRANA PARTIZANI KF PARTIZANI KF SKENDERBEU 4 o KASTRIOTI KS KASTRIOTI KF TEUTA 2 1 LAÇI ו KF LAÇI VLLAZNIA KF VLLAZNIA 3 1 EGNATIA KF EGNATIA WWW.FSHF.ORG‎"‎

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "N SKUADRA PIKET KF TIRANA 73 KF LAÇI 63 abissnet Superiore KF PARTIZANI 55 FK KUKESI JAVA 35 ABISSNET SUPERIORE KF VLLAZNIA FK TEUTA 49 RENDITJA KS KASTRIOTI 43 8 EGNATIA KF EGNATIA 34 FK DINAMO 28 10 KFSKENDERBEU 25 www.fshf.org"

SHKARKO APP