Dinamo fiton sfidën e prapambetur ndaj Skënderbeut, ngjitet në vendin e katërt

Dinamo City triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut në Korçë, në ndeshjen e prapambetur të Superiores.

Kryeqytetasit iu falën një goli të shënuar me penallti në minutën e 52-të nga Lorenco Vila. 11-metërshi shkaktoi  polemika te vendasit që nuk ishin dakord.

Një fitore e rëndësishme për Dinamon, që ngjitet në vendin e katërt me 35 pikë, 1 më shumë se Tirana e vendit të pestë. Skënderbeu mbetet në vendin e gjashtë me 31 pikë.

SHKARKO APP