Do votojë në Kuvend për arrestimin e Berishës? Tabaku: PD nuk e ka betejën me SPAK-un

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku edhe pse kohët e fundit ka një tërheqje nga jeta aktive politike, ka folur për kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për caktimin e masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. E pyetur nëse do ta votonte në Kuvend, Tabaku u përgjigj duke thënë se PD nuk e ka betejën me SPAK dhe duhet të votojë çdo vendim që ky institucion sjell në parlament.

”Partia Demokratike nuk e ka betejën me SPAK-un dhe nuk duhet ta ketë betejën me SPAK-un. PD ka insistuar shumë që SPAK të jetë ky që është sot. Çdo vendim që SPAK sjellë në Parlament nuk ma merr mendja që do ketë ndonjëherë votën kundër të Partisë Demokratike.

Sot nëse diskutojmë për një SPAK, ku kërkojnë t’i marrin meritat, nga ndërkombëtarët tek kryeministri. Partia Demokratike pati komente se u morën parasysh se ndërhyri ambasada amerikane.

SPAK ka qenë një institucion me një ligj që u miratua me dakordësi. Unë jam personi që kam shkuar në SPAK më shumë se kushdo tjetër dhe jo për arsyet që shkojnë zyrtarët sot. PD nuk e ka betejën me SPAK, por e ka me kundërshtarin dhe duhet të fokusohemi aty”, tha Tabaku në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP