Home POLITIKE Dokumentari n...

Dokumentari në ”Rai 3”, Rama: Reagova se u atakua Shqipëria! Përpjekja për të na ulur kokën, merr përgjigje

168
0

Kryeministri Edi Rama, edhe njëherë tjetër ka komentuar dokumentarin e bujshëm të emisionit italian ”Rai 3” për Shqipërinë. Kreu i qeverisë e quan një produkt i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavidshme të medias italiane kur sa herë fliste për albanesi fliste për trafikantë, hajdutë, e Shqipërinë si atdheu i të gjithë të këqijave.

”Reagova se u sulmua Shqipëria! Përpjekja për të na ulur kokën në mënyrë skandaloze merr përgjigje. Shqipëria u godit me duart e italianëve por me madhin e dhënë nga shqiptarët në Tiranë”, tha Rama për ”Report TV”.

Viktima kryesore e këtij sulme konsideron sekretarin e përgjithshëm të këshillit të ministrave, Engjell Agaçi. “Nuk e di që avokatët në sistemin e të drejtës mbrojnë shenjtorët”,- thekson Rama.

Pyetje: Cili është qëndrimi juaj për atë reportazh që ka bërë RAI 3 për Shqipërinë? E kemi thënë disa herë dhe çfarë nuk shkon sipas jush?

Rama: E para, jo ndoshta në Shqipëri, por në rradhë të parë në Shqipëri. Sepse nga Shqipëria ajo është eksportuar dhe importuar ai produkt. Ishte një produkt që dukej si i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavdishme të kohës italiane, ku sa herë fliste albanesi, fliste vrasës, fliste për prostituta, fliste për hajdutë dhe për Shqipërinë si atdheu i krimit dhe i të gjithë të këqijave.

E dyta nuk është një badi beko. Reagim në funksion të së vërtetës, të së vërtetës së thjeshtë. Se ndër shumë gënjeshtra që u thanë aty, u tha edhe një gënjeshtër shumë e madhe, që viktima e atij agresioni dhe viktima kryesore ishte sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kishin refuzuar të përgjigjeshin, kishin refuzuar te jepnin opinionin e tyre.

Ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Kam marrë përgjigje me shkrim, sepse pyetjet janë dërguar me shkrim në kohën e duhur, në afatin e përcaktuar prej atyre vetë. Dhe kulmi është që pasi e thonë këtë gënjeshtër vetë në emision duke krijuar një moment tjetër të hijes së dyshimit për gjithë atë konspiracion të ngritur mbi mbledhjen e ujërave të zeza të kanaleve politike dhe mediatike të Tiranës, shfaqen edhe këtu në një kanal të ujërave të zeza dhe vazhdojnë duke i thënë shqiptarëve, sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk denjuan të kthejnë. E pra kjo është skandaloze. Është normale që për këtë të reagohet.

Pyetje: Zoti Rama shikoni një sulm ndaj jush, ndaj qeverisë italiane apo ndaj Shqipërisë, sepse Italia do ketë edhe zgjedhje lokale njëkohësisht me zgjedhjet e parlamentit europian?

Rama: Jam mësuar me sulmet dhe të them të drejtën nuk më bëjnë përshtypje si sulme dhe nuk më prekin se janë sulme, por në këtë rast si në çdo rast kur sulmohet Shqipëria, kur përbaltet Shqipëria, kur Shqipëria iu paraqitet të huajve nga të huajt në jnë dritë të tillë unë revoltohem. Nëse do kishte qenë për mua personalisht nuk do kisha bërë asnjë reagim. Siç nuk bëra asnjë reagim që aty ishte përfshirë edhe familja ime, madje edhe pastaj sqarova që nuk po hyj tek ajo pjesë. Por kur sulmohet Shqipëria është e pamundur që unë të mos reagoj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit