Home Sporti Doping dhe ba...

Doping dhe baste te Juventusi, Moggi: Me mua nuk do kishin ndodhur kurrë!

31
0

Nicolo Fagioli dhe Federico Gatti janë dy futbollistët e Juventusit të përfshirë në vendosjen e basteve sportive të paligjshme. Fabrizio Corona ka tronditur futbollin italian me denoncimet e tij, aty ku nuk mungojnë mesfushori dhe mbrojtësi i bardhezinjve. Ish-drejtuesi historik i Juves, Luciano Moggi foli për situatën e vështirë të bardhezinve duke dhënë një mesazh të qartë.

“Giuntoli nuk ka nevojë për këshilla, jam i sigurt se do të marrë patjetër një mesfushor në janar. Nuk e di se si do ta menaxhoja situatën e Pogba dhe Fagioli, por me mua drejtues nuk do të ndodhnin kurrë këto gjëra. Sigurisht që askush nuk është i pagabueshëm, as unë. Situatat varen edhe nga ambienti që të rrethon, por unë do t’u kisha kushtuar shumë vëmendje këtyre rasteve.

Si ka mundësi që flitet për lojtarët e Juves, pastaj për të tjerët?! Kanë dalë edhe emra të tjerë, por diskutohet vetëm për Fagiolin. Janë djem të rinj, e kanë lëshuar disi veten, por nuk mund të vendosësh baste në kampionatin ku luan. Aq më tepër të skuadrës tënde. Ke mundësi pafund, mund të vësh bast ndonjë ndeshje që luhet në anën tjetër të botës, por jo ekipin ku aktivizohesh”, u shpreh Moggi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit