Home Rajoni “Dora” e Serb...

“Dora” e Serbisë në Kosovë, si funksionojnë 29 strukturat paralele?

66
0

Gati 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, dhe marrëveshjes me Serbinë për shuarjen e strukturave paralele, këto të fundit vazhdojnë të ekzistojnë dhe të veprojnë në Kosovë që nga përfundimi i luftës. Qeveria serbe thotë se ndan disa qindra miliona euro në vit, për financimin e tyre, edhe pse shifra e saktë nuk dihet. Paratë e Beogradit, shkojnë për përkrahjen dhe funksionimin e organizatave në Kosovë, e gjithashtu për përmirësimin e jetesës së komunitetit serb atje.

Strukturat operojnë në sistemin e shëndetësisë, arsimit, kulturës, por edhe sigurisë e drejtësisë. Teksa një pjesë e tyre janë integruar formalisht në sistemin e Kosovës, ato vijojnë të jenë problematike.

Sipas sistemit serb, në Kosovë, funksionojnë 29 komuna, shumë prej të cilave vazhdojnë ende të ofrojnë shërbime çdo ditë. Harta e marrë nga Radio Evropa e Lirë na tregon vendndodhjen e këtyre komunave, ku përveçse në zonën veriore, i shohim edhe në pjesë të tjera të vendit, si Osojan, Graçanicë, Lipjan, Shtërpcë etj….

Shtatë prej tyre janë mbyllur në një aksion të autoriteteve të Prishtinës, të cilat siç thuhet lëshonin dokumente të jashtëligjshme për qytetarët serbë në komunat e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Dragashit, Pejë, Istog dhe Klinë. Kosova i sheh ato, si një zgjatim te Beogradit në territorin e vetë, ndërsa për Serbinë janë një ndihmë e nevojshme për qytetarët atje. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit