Dortmundi shkarkon trajnerin Rose pas një sezoni të vështirë

Borussia Dortmund shkarkon trajnerin Marco Rose pas vetëm një sezoni në detyrë. Trajneri gjerman udhëhoqi Dortmundin këtë sezon drejt vendit të dytë në Bundesligë.

Por humbjet poshtëruese në Champions dhe eliminimi më pas edhe nga Europa League patën ndikim në të ardhmen e tij. Rose u soll në Westfalenstadion verën e kaluar pas dy vitesh me Borussia Monchengladbach.

“Hans-Joachim Watzke, Michael Zorc dhe Sebastian Kehl dëshirojnë të falënderojnë Marco Rose për punën që ka bërë. Përkushtimi i tij i madh dhe diskutimet e besuara dhe i urojnë atij gjithë të mirat për të ardhmen e tij personale dhe sportive”, shkruhet në deklaratën e klubit verdhezi.

SHKARKO APP