Drejtuesit e qarqeve raportojnë problematikat, zbulohet kërkesa e Ramës: Askush prej jush mos të më thotë…

Asambleja Kombëtare Socialiste vijon ende mbledhjen me dyer të mbyllura. Kryeministri Edi Rama ka bërë një kërkesë. “Askush prej jush mos të më thotë se Partia Socialiste do të vijojë të fuqizohet përmes punësimeve”, zbulohet të ketë thënë kryeministri.

Rama ka shprehur shqetësimin e mos përfshirjes sa duhet në rrjetet sociale, nga anëtarët e Asamblesë, përfshi drejtuesit politik në qarqe.

Deri tani kanë raportuar qarqet Tiranë, Berat, Shkodër dhe Lezhë, ku janë evidentuar problematika të ndryshme dhe janë lënë detyra për t’u korrigjuar.

SHKARKO APP