Home Sporti Duka kërkon m...

Duka kërkon mandatin e dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, merr mbështetje në Bosnjë Hercegovinë

37
0

Presidenti i FSHF, Armand Duka është në kërkim të mandatit të dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Së fundmi, Duka ka fituar një mbështetës të rëndësishëm për synimin e tij teksa presidenti i Federatës së Futbollit të Bosnjes, Vico Zeljkovic deklaroi hapur mbështetjen për Dukën.

Në një takim mes palëve në Bosnje, aty ku ishte i pranishëm edhe Marijan Kustich, kreu i Federatës së Futbollit Kroat, Duka mori mbështetje për zgjedhjet e datës pesë prill.

“Diskutuam bashkëpunimin mes Federatave dhe zgjedhjet në Federatën Europiane të Futbollit që zhvillohen në 5 prill në Portugali, ku Armand Duka do të jetë kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Ai ka marrë mbështetjen tonë të plotë”, tha Zeljkovic.

Pas takimit, presidentët shkëmbyen dhuratat përkatëse.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit