Duka në rrjetet sociale: Nuk shkojmë si turistë në Gjermani, do të provojmë gjitha mundësitë tona!

Goglat në Hamburg vendosën sot që kundërshtarët e Shqipërisë të jenë Kroacia, Spanja dhe Itala në Euro 2024. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar në rrjetet sociale, pas shortit duke u shprehur se nuk do të shkojnë si turistë.

Postimi i plotë:

Spanja, Italia e Kroacia do të jenë kundërshtarët e Kombëtares sonë kuqezi në finalet e Kampionatit Europian ‘‘Gjermani 2024“. Është një grup shumë i bukur dhe i fortë njëkohësisht. Por futbolli është plot surpriza. Jam i bindur që Shqipëria do t’i luajë ndeshjet si e barabartë ndaj të tre rivalëve.

Respekt për Spanjën, Italinë e Kroacinë. Por pavarësisht eksperiencës së tyre në finalet e këtj kompeticioni, ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Do të shkojmë të luajmë futboll ⚽️ dhe të provojmë të gjitha mundësitë tona. Ne kemi bërë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i bindur që Shqipëria do të bëjë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe në Gjermani vitin e ardhshëm. Forca Shqipëri. Je skuadra më e bukur në botë!

 

 

SHKARKO APP