Home POLITIKE DW: Shtetasit...

DW: Shtetasit nga Shqipëria lejohen sërish të hyjnë pa kufizime në Gjermani

7
0

Nga DW-

Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë nga e diela, 20.06.2021.   

Duke filluar nga e diela, më 20 qershor, shtetasit nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë sërish në Gjermani pa qenë nevoja të justifikojnë shkakun e udhëtimit. Këtë e bën të ditur Ministria gjermane e Punëve të Brendshme në faqen e internetit.

Albanien Flughafen Mutter Teresa in Tirana

Në këtë mënyrë Gjermania ndoqi rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili vendosi zyrtarisht të premten (18.06), të heqë kufizimet e lëvizjes së lirë për disa vende të treta, të konsideruara më parë si vende jashtë rrezikut. Në listën pozitive të Gjermanisë janë shtuar veç këtyre tre vendeve edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera.

Lista e plotë:

Shqipëria (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Australia
Hongkong (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Izraeli
Japonia
Libani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Macau (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Zelanda e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Maqedonia e Re (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Serbia (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Singapori
Korea e Veriut
Tajvani (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)
Tajlanda
SHBA (duke filluar nga 20 qershori 2021, 00:00)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit