Dy çeçenë i dhurojnë Shqipërisë medalje ari në mundje

Nuk janë shqiptarë, por dy mundës çeçenë që përfaqësojnë ngjyrat kuqezi i dhurojnë Shqipërisë medalje ari. Ata janë Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov.

Arritja e shkëlqyer u regjistrua në turneun botëror DanKolov-Nikola, të zhvilluar në Bullgari. I pari që triumfoi ishte Abakarov. Ai u shpall fitues në stilin e lirë të peshës 61kg. Një triumf që erdhi pas pesë fitoreve, ku në finale mposhti indianin Kumar.

Medalja e dytë e artë u fitua nga Islam Dudaev. Ai triumfoi përballë rivalit nga India, në finalen e peshës deri në 65 kg. Abakarov dhe Dudaev do të prezantohen si pretendentë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Hungari në muajin mars.

SHKARKO APP