Home Euro 2020 Dyfishohen pe...

Dyfishohen penalltitë, VAR ka ndërhyrë 12 herë në 36 ndeshje

17
0

VAR e ka ndryshuar vendimin e arbitrave në fushë 12 herë në 36 ndeshjet e luajtura deri më tani në “Euro 2020” dhe në 91%, vendimet e gjyqtarëve ishin të sakta. Roberto Rosetti, presidenti i Komisionit të Arbitrimit në UEFA, teksa analizoi punën e “bilbilave” në fazën e grupeve të kompeticionit që po zhvillohet këtë verë. Rosetti theksoi se VAR kreu 179 kontrolle gjatë 36 ndeshjeve të fazës së grupeve, me një korrigjim çdo 3 ndeshje. Ai festoi faktin që numri i faulleve dhe i kartonëve ka rënë, duke rritur kohën efektive të lojës.

Arbitrat kanë vërshëllyer 806 faulle në fazën e grupeve të këtij Kampionati Europian, 105 më pak se ato të regjistruara në edicionin “France 2016”, në të njëjtin “segment” ndeshjesh. Kartonët e verdhë, gjithashtu u zvogëluan, duke kaluar nga 129 pesë vite më parë në 98 këtë kompeticion.

Sigurisht, numri i penalltive të akorduara është dyfishuar (nga 7 në 14), megjithëse, siç thekson Rosetti, kjo është për shkak të përdorimit të VAR-it, një teknologji që nuk ishte zbatuar ende në “Francë 2016”. “Ne kemi më pak gabime, më pak kartonë të verdhë, një sjellje më të mirë nga lojtarët në fushë dhe më shumë kohë efektive të luajtur”, nënvizoi Rosetti.

Në fakt, nëse në Francë koha efektive e lojës ishte 56 minuta e 30 sekonda, në këtë Kampionat Europian kjo shifër u rrit në 58 minuta e 51 sekonda. Kishte zero gabime për pozicione jashtë loje, me 21 situata të konsideruara “mikroskopike” (midis 10 dhe 12 centimetrave). Anësorët akorduan 50 “offside”, ndërkohë që VAR ka korrigjuar vetëm gjashtë prej tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit