Home Sporti E BUJSHME/ Co...

E BUJSHME/ Conte do të jetë trajner i Juventusit sezonin e ardhshëm

163
0

“Corriere dello Sport” është fokusuar sot në të ardhmen e stolit të Juventusit, prej të cilit Max Allegri mund të thotë lamtumirë sezonin e ardhshëm. Zëvendësuesi i parë i trajnerit toskan është vetë Antonio Conte, i cili nuk e ka ndjekur me një angazhim tjetër fundin e eksperiencës së tij te Tottenham.

Ish-lojtari dhe trajneri i Juventusit nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer në stolin bardhezi, pas asaj lamtumire të stuhishme në verën e vitit 2014.

Hipoteza forcohet nga fakti se Conte dhe familja e tij jetojnë në Torino. Ish-trajneri i Italisë refuzoi Napolin në tetor dhe pavarësisht kontakteve me Gravinën dhe Federatën Italiane të Futbollit, nuk e mori stafetën e Mancinit në krye të kombëtares axurre.

Megjithatë, Conte ka vendosur gjithmonë dy kushte: ai dëshiron të drejtojë klubin duke filluar nga sezoni i ardhshëm, për ta ndërtuar skuadrën siç e do vetë ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit