Home Sporti E BUJSHME/ Ha...

E BUJSHME/ Harry Kane pranë kalimit te City për 185 milionë euro!

9
0

Harry Kane është shumë pranë transferimit te Manchester City. Në Angli nuk kanë dyshime, sulmuesi i Spurs dëshiron ti bashkohet skuadrës së Pep Guardiolës. Numri një i Tottenham, Presidenti Daniel Levy, i ka hapur dritën jeshile shitjes së qendërsulmuesit.

Sipas Sky Sports kartoni i lojtarit kushton rreth 160 milionë paund, shumë e baras-vlefshme me rreth 185 milionë euro. Një shifër e madhe, dhe nëse ky operacion do të mbyllet me sukses, Kane do të zinte vendin e dytë në listën e futbollistëve më të kushtueshëm të të gjitha kohërave.

Para tij do të mbetej vetëm Neymar, që kaloi nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro. Kane do të linte pas Mbappe që u ble sërish nga klubi i sheikëve për 180 milionë euro. Sipas tabloidit anglez The Sun, kalimi i Kane nga Tottenham te Manchester City mund të konkretizohet shumë shpejt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit