E bujshme nga Spanja, dyshohet si e trukuar një ndeshje e Kupë së Mbretit (VIDEO)

Një stuhi e re po shpërthen në futbollin spanjoll pas “rastit Negreira” ku protagoniste ishte Barcelona. La Liga në fakt ka marrë, përmes një adrese emaili të veçantë të krijuar në 2015, një ankesë anonime për një ndeshje të pretenduar si e paracaktuar.

Sfida është luajtur në sezonin 2021-2022 në Kupën e Mbretit, ku janë vendosur baste të dyshimta. Sipas “’Cope” bëhet fjalë për ndeshjen Huracán Melilla dhe Levante , e luajtur më 2 dhjetor 2021 në stadiumin komunal ‘Álvarez Claro’ dhe përfundoi me fitoren e bujshme të miqve 0-8.

RESUMEN | CD Huracán Melilla 0-8 Levante UD | Copa de S.M. El Rey | Primera eliminatoria

 

SHKARKO APP