E KRYER/ Arsenali transferon super mesfushorin e Brighton për 31 milionë euro

Arsenali nuk di të ndalet vetëm në fushën e lojës, por dhe në merkato. Skuadra e Artetës së fundmi ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Brighton për transferimin e Leandro Trossard.

Klubi londinez do të derdhë në arkat e klubit të udhëhequr nga De Zerbi plotë 31 milionë euro, duke përfshirë dhe bonuset.

Trossard ka zhvilluar një sezon fantastik deri më tani duke shënuar 7 gola dhe dhuruar 3 asiste në vetëm 17 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet. Anësori i majtë do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për të ndihmuar Arsenalin për t’u rikthyer te titulli kampion. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP