”E kryer nga grupi që ka të njëjtën shkollë”, eksperti Karamuço për vr*sjen e Gentjan Bejtjas

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për vrasjen e Gentjan Bejtjas mbrëmjen e 15 marsit në Fushë-Krujë. Sipas ekspertit, mënyra sesi është ekzekutuar Bejtja është e njëjta metodë me të cilën janë kryer edhe ngjarje të tjera kriminale dhe dyshohet se pistat që po hetohen janë përfshirja e viktimës në ngjarje të tjera kriminale apo informacioni që mund të ketë pasur për to.

“Janë të njëjtat metoda që po përdoren dhe të gjitha këto krime duken sikur i bën një dorë por janë grupe që kanë të njëjtën shkollë. Është diskutuar për disa pista, që ky person është përfshirë ose ka shumë informacion për ngjarje të bujshme ku kanë humbur jetën pjesëtarë të krimit të organizuar”,-u shpreh eksperti në ”TCH”.

Teksa foli për disa prej personave me të cilët Bejtja kishte pasur konflikte, si vëllezërit Durim e Valter Bami, Karamuço tha se pavarësisht atentateve të mëhershme ndaj 42 vjeçarit, në zonë nuk ishte vendosur asnjë kamera që mund të zbulonte autorët të cilët mendohet se kanë survejuar rrugën për ditë me radhë.

“Ky grup ka qenë bashkë, edhe këta që presupozohet ta kenë sulmuar edhe herë të tjera edhe viktima. Ka pasur konflikt shumë të madh dhe janë ndarë në dysh. Krahu tjetër vëllezërit Bami thirren gjithmonë në raste të tilla dhe u bëhet verifikimi. Ka pasur 3 raste, jemi në rastin e 4, dy rastet e tjera janë kryer tek banesa e babait, si ka mundësi nuk u vunë 2 kamera? Me atë mund të bëhej edhe zbulimi i autorëve të mundshëm sepse atë rrugë ata e kanë përshkruar dhe surverjuar gjithë kohën”.

SHKARKO APP