E paprecedentë çfarë po ndodh në Shkodër, dështon sërish mbledhja e KIZ. Universiteti ende pa fitues zyrtar

Sot ishte parashikuar që të shpallej tabela zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve për rektor të Universitetit të Shkodrës, të mbahej në orën 18:00, por mbledhja ka dështuar sërish.

Kandidati fitues i zgjedhjeve, Tonin Gjuraj ka qenë prezent ndërkohë që para mediave e ka cilësuar si të paprecedentë një situatë të tillë duke lënë Universitetin e Shkodrës, të vetmin në rang vendi që nuk ka një rezultat zyrtar të zgjedhjeve të 21 Qershorit.

Kandidati fitues i këtyre zgjedhjeve është shprehur se do ti drejtohet organeve ligjzbatuese për zgjidhjen e këtji ngërçi artificial të krijuar ndërkohë që shifrat tashmë janë të qarta dhe ngelet vetëm në vullnetin e anëtarëve të KIZ që të shpallin rezultatin dhe të certifikojnë fituesin.

SHKARKO APP