Edhe 29.250 doza të vaksinave Pfizer mbërrijnë në Rinas

Edhe 29.250 doza të vaksinave Pfizer kanë mbërritur këtë mbërmje në Rinas. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook, informon se në total Shqipëria ka siguruar 2.074.560 doza të vaksinave kundër Covid-19.

Postimi i plotë

Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar një ulje e numrit të të infektuarve, ndërsa numri i viktimave mbetet i lartë.

Janë regjistruar 294 raste të reja teksa kanë humbur jetën 13 qytetarë.

SHKARKO APP