Edi Rama: DJ Martin Garrix vjen në Shqipëri më 5 korrik

DJ i mirënjohur Martin Garrix, një nga DJ më të mirë, do të performojë në Shqipëri këtë verë.

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale bën me dije se DJ i njohur do të vijë në Shqipëri më 5 Korrik, për një performancë magjike te Parku i Liqenit (Pista Olimpike e Vrapit).

Veç performancës së tij do të ketë dhe një super spektakël fishekzjarresh dhe shumë surpriza.

‘Martin Garrix 4 herë DJ nr. 1 në Planet, më 5 korrik vjen te Parku i Liqenit (Pista Olimpike e Vrapit) bashkë me një super spektakël fishekzjarresh dhe shumë surpriza”, shkruan Rama në postimin e tij.

Martin Garrix ka bashkëpunuar edhe me artistet me origjinë shqiptare si Dua Lipa apo Bebe Rexha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHKARKO APP