Egnatia shkatërron Vllazninë për 45 minuta dhe blindon kreun e renditjes

Egnatia mori një fitore të mahde 3-0 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Superiore. Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, kur rrogozhinasit shënuan të tre golat.

Ndreca zhbllokoi sfidën në minutën e 23-të, ndërsa 9 minuta më pas ishte Paulauskas që dyfishoi shifrat. Goli i tretë në këtë pjesë të parë u shënua nga Isgandarli në minutën e 41-të, duke vulosur shifrat në 3-0.

Pjesa e dytë foli e gjitha për Vllazninë, me shkodranët që krijuan disa raste për shënim, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Egnatia nis shkëputjen në krye me 33 pikë, 5 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë, që nesër luan me Tiranën, ndërkohë Vllaznia mban vendin e pestë me 17 pikë.

SHKARKO APP