Eksplozivi në mjetin e reperit kosovar, policia arreston dy të dyshuar

Policia e Kosovës bën me dije se ka vënë në pranga 2 persona në lidhje me eksplozivin që shpërtheu pak ditë më parë në makinën e muzikantit, Agon Abdullahu i njohur me emrin Noga. Identiteti i personave të arrestuar nuk bëhet me dije, teksa vijojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të kësaj ngjarje. Më 12 prill, një sasi eksplozivi shpërtheu në makinën e reperit Noga teksa ajo ishte e parkuar në Lagjen e Universitetit në Prishtinë, afër Fakultetit Teknik.

SHKARKO APP