Elseid Hysaj shënon super gol te Lazio, zhbllokon duelin me Cremonesen (VIDEO)

Elseid Hysaj më në fund e shohim të gjejë rrugën e rrjetës. Mbrojtësi i Kombëtares sonë ka zhbllokuar sot sfidën ndaj Cremoneses me Lazion e tij.

Ai shënoi në minutën e 4-t, pasi doli mjaft mirë në një aksin sulmues, të cilën e finalizoi me një të majtë të saktë brenda zonës. Ky është goli i parë për Hysajn këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP