Ambasadori amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, zhvilloi këtë të martë një takim me kreun e SPAK-ut, Klodian Braho. Po ashtu mësohet se Wendt ka zhvilluar një takim edhe me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.
Kjo nuk është hera e parë Wendt ka qenë në ambientet e SPAK. Edhe më 10 tetor, Wendt ishte në ambientet e Strukturës së Posaçme.
Ambasada theksoi në atë kohë në njoftimin e saj se lufta kundër krimit transnacional, trafikut të drogës dhe migracionit të paligjshëm përbën një nga prioritetet kryesore të Presidentit amerikan Donald Trump.
Por duhet pranuar se ambasadori i ri Eric Wendt nuk është ambasador dosido, por një ish-ushtarak i lartë që njeh korrektesinë dhe vendosmerinë në zbatimin e ligjit.