
Fundjava, 7 dhe 8 nëntor, ishte shumë dinamike, si kurrë më parë dhe rezultoi si një kryevepër e rrallë, e përgatitur me shumë dashuri, mençuri dhe INTEGRITET.
Kjo ngjarje këtë herë i tejkaloi pritshmëritë!
Kush mund t’i sqarojë më mirë formulat dhe parimet e suksesit dhe zhvillimit personal, sesa vetë ai që i ka konceptuar dhe zbatuar vetë në jetë dhe në biznes, Vasil Naçi, një kosmopolit i rrallë nga Shqipëria, arkitekt i suksesit dhe kontributit.
Faleminderit që ekziston miku im!
Si kësaj here nuk të kam parë më parë.
Në veçanti është për t’u vlerësuar si shembull i veçantë prezenca e gjithë familjes Naçi gjatë trajnimit, nga fillimi deri në fund. Respekt!
Shumë mesazhe domethënëse u transmetuan për audiencën dhe shumë zemra u prekën, nuk munguan as lotët, sepse edhe vetë këshillat vinin nga thellësia shpirtërore e Vasilit, ndërsa fjalët si “dashuria”, “mirënjohja”, “falenderimi”, “suksesi”, “ndikimi”, “bamirësia”, e të tjera, jehonin fort në hapësirën e mbushur me shumë energji në AMC Hall në Prishtinë.
Çdo përfitim nga ky event shkon për bamirësi, ndërsa në kokat e pjesëmarrësve do të mbeten mësime dhe këshilla të arta për ta bërë jetën një histori suksesi.
Ngjarja u moderua profesionalisht nga Eglent Bici me stafin e tij, duke i dhënë edhe më shumë stil dhe nivel asaj që po ndodhte.
Klodian Murati, Yogisti më i mirë i rajonit, u kujdes për një fillim energjik të çdo dite.
Po ashtu, dalja në skenë e Ermal Mamaqit, Prof. Hetem Ramadanit dhe Prof. Ahmet Shalës ishte për audiencën një vlerë shtesë për të marrë shumë me vete nga eksperienca dhe mençuria e këtyre mjeshtrave të fushës së tyre.
Dy ditë u shkrinë shumë shpejt në një sinergji dhe përjetim me më shumë se 1500 pjesëmarrës nga disa shtete të Evropës dhe në fund u ndamë që të ritakohemi përsëri pas një viti në «Mjeshtro Biznesin», po ashtu në Kosovë.
God bless you all.
Sheki