
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale në Hagë, lidhur me akuzën për pengim të drejtësisë.
Gjatë leximit të përmbledhjes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij, gjykatësi Christopher Gosnell deklaroi se, sipas aktakuzës, ish-presidenti kishte organizuar tri grupe, në të cilat përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj, gjatë vizitave të tyre në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Sipas gjykatësit, në këtë proces janë pranuar 241 prova materiale të paraqitura nga Prokuroria.
Mes provave të administruara janë edhe audioincizimet e bisedave mes Hashim Thaçit dhe të bashkakuzuarve të tij gjatë vizitave në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Çështja lidhet me akuzat për pengim të drejtësisë, ndërsa Gjykata Speciale ka shqyrtuar provat e paraqitura nga Prokuroria në kuadër të këtij procesi gjyqësor.
Më herët Thaçi u dënua me 25 vite burg për krime lufte nga Gjykata e Hagës.
Dënimet e tjera që u dhanë nga Gjykata e Hagës për:
Bashkim Smakaj
Ju shpall fajtor për mosbindje ndaj Gjykatës.
Për këto veprime penale, 12 muaj burgim. Keni kaluar kohë në paraburgim më gjatë, do liroheni pas kësaj çështje gjyqësore.
Isni Kilaj
Ju shpall të pafajshëm për tentativë pengimi të personave zyrtare për pengimin e detyrave zyrtarë në bashkëpunim. I pafajshëm për mosbindje të Gjykatës. Do të liroheni pas kësaj seance.
Fadil Fazliu
Ju shpall fajtor për tentativë pengimi të personave zyrtare për pengimin e detyrave zyrtarë në bashkëpunim. Fajtor për mosbindje të Gjykatës. Për këto vepra penale, dënoheni 12 muaj burgim. Meqenëse keni kaluar në paraburgim më gjatë se kjo, dënimi juaj quhet i shlyer. Ju do të liroheni pas kësaj seance.
Hajredin Kuçi
Fajtor për mos bindje të Gjykatës. Për këtë vepër penale ju shqiptohet dënim me kusht, 1 muaj burgim, që konsiderohet i kryer pas një viti. Çfarë do kushtesh të mëparshme në fuqi hiqen.
