
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Ajo ka shkuar e vetme në ambientet e SPAK-ut, ndërsa bëhet me dije se Mila është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, pasi po hetohet për dyshime për korrupsion në zgjedhje.
Pas daljes nga SPAK, Mila deklaroi se sa herë të thirret nga ky organ, do të paraqitet.
“Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës nga politika e vjetër do të përfundojë. Edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, tha ajo në një prononcim për mediat.
Mësohet se dosja për Sara Milën ka ardhur në SPAK nga Prokuroria e Elbasanit.