
Pedagogu Ermal Hasimja, i ftuar në emisionin ”Koha Jonë-Debat” nga Nikoll Lesi ka dhënë vlerësimet e tij për disa nga figurat kryesore të politikës shqiptare. Hasimja e cilësoi Edi Ramën si përgjegjës për uljen e standardeve të qeverisjes dhe demokracisë në Shqipëri, ndërsa shprehu dyshime për të ardhmen politike të Taulant Ballës pas largimit të Ramës nga pushteti.
Ai vlerësoi Gazment Bardhin për argumentet dhe aftësitë në debat, Ilir Alimehmetin si një kandidat dhe kryebashkiak të mundshëm shumë të mirë për Tiranën, si dhe Elisa Spiropalin e Erion Braçen për përballjen e hapur me Ramën.
Për Sali Berishën, Hasimja tha se mbetet një figurë me rol të rëndësishëm në PD, por duhet t’u japë më shumë hapësirë elementëve të tjerë të opozitës. Ndërsa për Ilir Metën u shpreh se trajtimi që i është bërë është i padrejtë. Gjatë intervistës, ai komentoi gjithashtu Pandeli Majkon, Gramoz Ruçin, Arlind Qorrin, Adriatik Lapajn, Agron Shehajn, Blendi Klosin dhe Erion Veliajn.
Lesi: Kush është për ju Sali Berisha?
Hasimja: Sali Berisha ka rol të madh brenda Partisë Demokratike. Është një person që është i zgjedhur aty dhe për mua s’ka shumë sens që të thuash që të jep dorëheqjen. Ajo që mund t’i kërkosh është që t’i japi sa më tepër hapësirë elementëve të tjerë të opozitës. Në një farë mënyre e ka bërë, me këto deklaratat e fundit. Për shembull ka thënë që nuk do jem unë automatikisht kandidati për kryeministër i opozitës. Domethënë është një person që ka drejtëhijet e veta.
Lesi: Po Edi Rama?
Hasimja: Edi Rama është është një person i cili fatkeqësisht e ka zbritur Shqipërinë, ose i ka ulur të gjitha standartet e qeverisjes, standartet demokratike në Shqipëri dhe për të cilin ne do dëgjojmë shumë më tepër më vonë kur mos jetë në pushtet.
Lesi: Taulant Balla?
Hasimja: Balla e ka ndërtuar karrierën e vet mbi mbi mbështetjen, mbi idenë e numrit dy dhe me mbështetjen e Ramës dhe unë kam frikë që nuk do t’i mbijetoj largimit të Ramës nga pushteti njësoj si pjesa më e madhe e Rilindjes.
Lesi: Gazment Bardhi?
Hasimja: Gazment Bardhi është një person i goxha i mprehtë. Është një nga personat brenda PD-së që ka argumenta dhe që mund të përballojë debate, ka argumenta të mprehta. Pavarësisht pastaj a biem as biem dakort, se dhe unë shpesh kam qenë në debat e kam pasur përballë dhe s’kam rënë dakort me argumentat e tij. Po është një nga personat më argumentues dhe më të kthjellët në PD.
Lesi: Flamur Noka?
Hasimja: Flamur Noka me të paktën me atë informacion që kam unë, është i zoti në aspektin organizativ dhe kjo i ka dhënë edhe një rol të madh brenda Partisë Demokratike. Fatkeqësisht ka mospranimin e një pjese dhe është bërë tabelë qitje për një pjesë të opinionit publik, por njësoj si Berisha edhe të tjerë, është problemi i Partisë Demokratike.
Lesi: Elisa Spiropali?
Hasimja: Elisa Spiropali e ka nisur atë karrierën e vetë, le të themi në mbështetje të hapur të Ramës. Ka marrë edhe shakatë, romuzet, thumbet e opinionit publik, pastaj me ato deklaratat e famshme që ka bërë. Por nga ana tjetër duhet vlerësuar për diçka, që është nga të paktit sot që i ka dalë kundër Ramës dhe i ka dalë kundër ballazi dhe dhe hapur.
Lesi: Erjon Braçe?
Hasimja: E njëjta gjë për Braçen, do thoja të njëjtin qëndrim, por Braçe përballjen e ka pas më tepër të lokalizuar për disa tema të caktuara. Po bravo i qoftë edhe për atij që i del kundër Ramës.
Lesi: Pandeli Majko?
Hasimja: Pandeli Majko ka pasur shansin që të ishte një figurë shumë e rëndësishme në Partinë Socialiste përtej asaj çfarë ka bërë atëhere. Fatkeqësisht që atëhere kur i dhimbti dhëmballa s’pati mundësi që të shprehej, s’ka pasur më mundësi që të flasi. Se ka pasur mundësi në fakt që të ishte ose domethënë në momentin që e shikon që Rama kishte vendosur ta largonte si shumë të tjerë pastaj para radhës në parti dhe më mirë të dilte si kundërshtar i Ramës sesa thjesht si dikush i cili e mbylli gojën edhe nuk foli.
Lesi: Gramoz Ruçi?
Hasimja: Gramoz Ruçi i ka vlerat të gjitha brenda Partisë Socialiste, por unë nuk e shoh si ndonjë lloj kontribuesi në demokracinë shqiptare. Një gjë është e sigurtë që Gramoz Ruçi, Namik Dokle, Rexhep Mejdani dhe të tjerë kanë qenë figura në vlerë absolute në raport me PS-në, them gjithmonë më dinjitoze sesa shumë të tjerë që janë sot dhe që Rama i kontrollon me telekomandë. Por prap në raport me demokracinë shqiptare dhe politikën shqiptare, nuk kam ndonjë lloj vlerësimi pozitiv për të thënë, jo si persona, por janë më dinjitozë sesa ato që kanë. Domethënë kjo është PS-ja e Nanos që ka qenë më e respektueshme sesa PS-ja e sotme.
Lesi: Ilir Meta?
Hasimja: Ilir Meta e ka ndërtuar partinë e tij mbi baza klienteliste. Domethënë në një moment të caktuar partia e Ilir Metës ishin vende pune, tendera edhe parti. Në një farë mënyre u përpoq ta zgjidhte këtë lloj problemi. Mendoj që në situatën aktuale Partia e Lirisë jo domosdoshmërisht ka ndonjë lloj kontributi të madh, edhe Meta natyrisht në një lloj kontributi të madh, por është e sigurtë që trajtimi që u bë Ilir Metës ishte dhe që vazhdon t’i bëhet është i padrejtë.
Lesi: Arlind Qorri?
Hasmija: Arlind Qorri ka një problem të madh specifik, është marksist. E njohin të gjithë për të tillë. E fsheh këtë gjë dhe e fsheh për arsye elektorale sepse e di që po të dali me tezat të cilat ai trajton me atë bllokun e vetë të ngushtë të ndjekësve, s’do ta pranojnë pjesa e elektoratit. Kështu që e shpall veten socialdemokrat, por qartazi është marksist me të gjitha njohuritë, informacionet dhe them që e njoh se kam qenë dhe shefi i Qorrit për më tepër nja dy vjet.
Lesi: Adriatik Lapaj?
Hasimja: Lapaj shfrytëzoi një moment të caktuar. Fatkeqësisht ju dëmtua ai momenti i tij edhe jo aq shumë për fajin e tij, por për shkak të marrëdhënies atij kombinimi të çuditshëm me daja me teze që u bë atëherë. Është për t’u respektuar për përpjekjen e tij që ka bërë, qëndresën që ka bërë. Nuk kam qenë gjithmonë dakort me tezat e tij, por nga ana tjetër është për t’u respektuar një, në qoftë se e mbani mend ai tremujorshi që ndejti aty përpara Kryeministrisë në të ftohtë dhe nga ana tjetër gatishmëria e tij e përhershme për një bashkëpunim të opozitës.
Lesi: Agron Shehaj?
Hasmija: Agron Shehaj është kryetar i një partie që funksionon, si të thuash me një drejtim të centralizuar. Agroni nuk ka pasur mundësi që ta zgjerojë partinë e tij më tepër sesa dy tre personazhe kryesore që ka. Eraldi, Barbara, që të dy jashtëzakonisht të respektueshëm që unë i vlerësoj shumë. Por Agroni mendoj që në një farë mënyre ka arritur atë maksimumin e mbështetjes së tij. Ka guximin për t’u përballur, për t’u përplasur, por nuk jam i sigurtë që do rritet më tepër sea aq.
Lesi: Ilir Alimehmeti?
Hasimja: Ilir Alimehmeti është një nga personazhet që unë respektoj më shumë brenda Partisë Demokratike dhe mendoj që do kishte qenë edhe kandidat shumë i mirë për Tiranën. Me thënë të vërtetën do kishe qenë edhe kryebashkiak shumë më i mirë.
Lesi: Blendi Klosi?
Hasimja: Blendi Klosin e njoh më pak me thënë të vërtetën. Është një nga personat më serioz aty brenda, është një nga personat me të cilën mund të debatosh pa u ulëritur ose pa teza të çuditshme. Po dhe është një nga personat me të cilin ë nuk mund t’i bësh akuzat e zakonshme që i bën ti shumicës të sotme të ministrave socialistë.
Lesi: Erion Veliaj?
Hasimja: Erion Veliaj pati atë shansin e tij për të për qenë një figurë shumë e rëndësishme. Mendoj që në një farë mënyre e ka djegur përfundimisht, por nga ana tjetër Erion Veliaj mbetet me një ndikim të madh brenda jo Partisë Socialiste, por brenda atij rrethi, grupit të madh njerëzish të cilëve ai ju ka ju ka qenë pranë, ju ka qëndruar, i ka ndihmuar, i ka mbështetur dhe mendoj që Veliaj është gjithsesi prapë një faktor jo vendimtar, por është një faktor që duhet marrë parasysh, në të paktën në Tiranë.
