
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana del në mbështetje të protestës studentëve. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Cana i bën thirrje autoriteteve që të dëgjojnë zërin të rinjve.
“Kur studentët ngrihen në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, vëmendja dhe prioritetet e shoqërisë dhe të institucioneve duhet të përqendrohen plotësisht tek ata deri në gjetjen e një zgjidhjeje apo marrëveshjeje të qëndrueshme”, shkruan Cana.
“Studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit dhe investimi te kushtet e tyre është investim direkt në mbarëvajtjen e shoqërisë”.
Prej një jave tashmë, të rinjtë protestojnë në rrugët e Tiranës, me episode të shumta të dhunshme të regjistruara çdo ditë.

