
Tensionet e para janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Gjatë tubimit, disa protestues u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, duke shkaktuar zjarr dhe tym në zonën ku janë mbledhur pjesëmarrësit.
Në terren ndodhen forca të shumta policie, të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës. Deri në këto momente, efektivët nuk kanë ndërhyrë pas djegies së koshave.
Situata vijon të mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit vazhdojnë tubimin dhe thirrjet e tyre para Ministrisë së Arsimit.
Protesta vjen në vijim të tubimeve të studentëve, të cilët kanë dalë sërish në rrugë për të shprehur kërkesat e tyre dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.