
Këtë të hënë kryeministri Edi Rama, bëri me dije se do të ketë rritje pagash te Policia e Shtetit, dhe si një bonus prej 2500 euro për ata që janë në front me përballjen e protestës. Nisur nga ky lajm, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka ndarë një video, ku shihet një efektiv policie që shpërndan ujë dhe shkruan ”E kanë hak rritjen e pagës”.