
Policia e Shtetit ka forcuar masat e sigurisë pranë selisë së Partisë Socialiste, për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të një dite më parë, kur protestuesit dëmtuan derën kryesore të godinës. Me nisjen e marshimit, efektivët krijuan një kordon sigurie përreth selisë së PS-së, duke synuar të shmangin çdo përshkallëzim të situatës.