Një protestues i cili ndodhej në Parkun Rinia, aty ku pak më parë pati përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar nga uniformat blu. Në një prononcim për gazetarin e “Koha Jonë”, Daniel Muçaku, qytetari e cilësoi situatën si shqetësuese, duke akuzuar policinë për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.
“Kemi rënë në shtet kriminal. Nuk është polici, është kriminale”, u shpreh protestuesi, duke treguar se kishte komunikuar me efektivët dhe u kishte kërkuar të tregoheshin të kujdesshëm me qytetarët.
I pyetur për dhunën e ushtruar pak më parë ndaj protestuesve, ai u shpreh se, sipas tij, kjo është një sjellje që përsëritet. “Po kështu bëjnë këta, kështu bëjnë gjithmonë, me dhunë. Po do t’u vijë. Do t’u vijë, do të bëhet diçka. Diçka ka për të ndodhur”, deklaroi qytetari.
Prononcimi i tij vjen në një moment tensioni në Parkun Rinia, ku protestuesit dhe policia janë përballur me njëri-tjetrin.
