Erdogan shfaqet për herë të parë të publik, pas fjalëve mbi sëmundjen e tij

Televizioni publik turk shfaqi imazhe të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, i cili doli në publik në Stamboll për herë të parë që nga thashethemet që qarkulluan të martën për një sëmundje që mund ta kishte goditur, duke e detyruar të anulonte të gjitha angazhimet e tij publike.

Sipas rrethit të tij, Erdogan, 69 vjeç, ka vuajtur nga një infeksion viral i zorrëve dhe është parë vetëm me videokonferencë në katër ditët e fundit, shumë pranë zgjedhjeve presidenciale të 14 majit.

I buzëqeshur dhe i veshur me një xhaketë të kuqe, Erdogan u shfaq në skenë në një festival të aviacionit në Stamboll, ku hodhi lule ndaj audiencës turke që valëviste flamurin. Në krah të tij, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministri libian Abdelhamid Dbeibah.

SHKARKO APP