Erdogan thotë se keni terroristë të FETO në administratën shtetrore. Priten arrestime pas kësaj kërkese zyrtare

Presidenti turk Erdogan në fjalën e tij në parlament theksoi fort luftën kundër FETO.

Ai paralajmëroi se kjo organizatë FETO mund të bëjë grusht shteti në Shqipëri siç bëri ndaj tij në Turqi.

Ja se çfarë ai tha:

“Më lini të kujtoj organizatën “FETO”, të cilës i kushtojmë shumë vemendje dhe autorët janë në Shqipëri. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton ta thotë të vërtetën sado e hidhur të jetë. Ashtu si në Shqipëri institucionet e lidhura me Feton janë të fshehura dhe nuk duhet të keni dyshimin se së shpejti do i zbulojnë fytyrat e tyre. Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tradhëtare, aq më e sigurtë do të jetë e ardhmja juaj.

Ne konsidrojmë si detyrë të shprehemi kudo që shkojmë, t’ua tregojmë vëllezërve tanë të mos kenë fatin tonë. Presim që Shqipëria të marrë masa kundër Fetos dhe të mos lërë që marrëdhëniet tona të mos errësohen.  Dua të përshëndes me dashuri të gjithë popullin shqiptar, deputetë dhe shpresoj që miqësia dhe vllazëria mes nesh të vazhdojë deri në përjetësi”- u shpreh ai.

Pas kësaj kërkese të hapur e ku Erdogan theksoi se këto përsona terroristë janë në arsim, shendetsi dhe kudo.

Pas kësaj priten arrestimet nga pala shqiptare.

SHKARKO APP