Erion Braçe shpërthen në Kuvend: Gjuha juaj ndaj SPAK, gjuhë kriminelësh!

Deputeti socialist Erjon Braçe e cilësoi gjuhën e sulmeve ndaj SPAK gjuhë kriminelësh.

Gjuha që përdoret këtu kundër SPAK, është gjuhë e denjë për kriminelë, nuk mund të jetë gjuhë e denjë për deputetët. Nuk mund të përdoret fuqia e mandatit të deputetit, për të cenuar pushtetet e tjera. Në këtë sallë ka deputetë të vjetër që kanë konsumuar disa mandate, por kryetari i grupit parlamentar të PD është i ri në këtë sallë, ka ardhur të merret me politikë. Do doja ti thoja që të luftosh korrupsionin me gojë dhe ta mbrosh me vepra, me njerëz, të luftosh korrupsionin me gojë është e krejt e ndryshme sesa ta luftosh me ligj“, ka thënë Braçe ditën e sotme në Kuvend.

SHKARKO APP