Erion Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës” ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, në mbyllje të detyrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi sot “Çelësin e Tiranës” kreut të Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i cili pas 4 viteve shërbim në vendin tonë, do të marrë një pozicion të ri të në Bruksel. Në pritjen e organizuar me këtë rast, kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen ambasadorit Soreca për kontributin e dhënë për afrimin e Shqipërisë me familjen evropiane.

Jam shumë i lumtur që, në emër të qytetit të Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak, ju dhuroj “Çelësin e Tiranës” – një simbolikë për dikë të cilin ne e quajmë si ‘të shtëpisë’. Shumë të rinj, që sot lëvizin lirshëm në Europë, nuk e dinë se ju keni qenë një nga kontribuesit kryesorë të lëvizjes pa viza. Jam i bindur se edhe në punën tuaj të ardhshme, do të jeni një mik i këtij qyteti, në të cilin do të gjeni gjithmonë një derë të hapur”, tha Veliaj.

Ambasadori Soreca u shpreh se Tirana është shtëpia e tij e dytë. “Në Shqipëri kam mësuar se Europa është këtu. Europa është këtu sepse këtu është Europa! E besoj këtë shprehje sepse besoj se në të ardhmen vendi do të bëjë hapa më të mëdha drejt progresit. Besoj se si në çdo qytet evropian, Tirana do të jetë motori i zhvillimit të të gjithë vendit”, tha Soreca.

SHKARKO APP