Ermonela Jaho shpallet “Artistja e vitit”

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është shpallur nga Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023 si “Artistja e vitit”. Mes shumë emrave të njohur të muzikës klasike nga e gjithë bota, shqiptarja ka arritur të vlerësohet me një çmim kaq të rëndësishëm.

Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.

“Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”, thuhet në njoftimin për sopranon shqiptare.

 

SHKARKO APP