Escobar: Kryeministri Kurti ka probleme me Amerikën, BE dhe NATO

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar konfirmoi se ka probleme në komunikim mes Uashingtonit dhe kryeministrit Albin Kurti.

“Partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, mes popullit amerikan dhe atij të Kosovës, nuk depërton përmes një njeriu në Kosovë, apo një partie. Mirëpo, më duhet të them që aktualisht kemi probleme në komunikim me kryeministrin.

Kosova nuk ka problem vetëm me SHBA-të, por edhe me BE-në, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë partnerë të tjerë, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, nënvizoi zyrtari amerikan gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Bruksel.

SHKARKO APP