Është inati apo takimi në Kretë që pengoi Kurtin të ishte në Tiranë? Zv.ministrja Kuko pjesë e të njëjtit forum, por online

Këtë të hënë në Tiranë u mbaj një takim informal në ”Vilën 30” i kryeministrit Edi Rama me liderët e rajonit, mbi planin e ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk mundi të ishte në Tiranë, pasi muaj më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë. Konferenca ishte në të njëjtën kohë dhe ditë me takimin e thirrur nga Rama.

Por Kurti nuk ka qenë i vetmi i ftuar në këtë forum. Nga një status i postuar në rrjete sociale shihet se pjesë e këtij forumi ka qenë dhe zv. Ministrja e Brendshme e Shqipërisë Romina Kuko, e cila e ka ndjekur online. ajo ka postuar dhe fotot ku shihen dhe shumë të tjerë që kanë zgjedhur ta ndjekin online dhe jo fizikisht.

Forumi i Kretës që mund të ndiqej edhe online nga Tirana, ka qenë më shumë një shkak i gjetur nga kryeministri Albin Kurti për t’iu shmangur takimit të thirrur nga Rama ku ishin të pranishëm dhe liderët e tjerë të Ballkanit.

SHKARKO APP