Home POLITIKE Etilda Gjonaj...

Etilda Gjonaj: Të larguarit nga vettingu të përballen me drejtësinë, pasuria t’u sekuestrohet!

6
0

Të larguarit nga vetting-u të përballen me drejtësinë, pasuria t’u sekuestrohet!”

Kjo ishte deklarata e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ditën e sotme, teksa përcolli rekomandimet e Këshillit të Ministrave për Prokurorinë e Përgjithshme. Gjonaj shtoi se kjo ka qenë kërkesë edhe e instiucioneve ndërkombëtare ndërkohë që duhet të jetë në fokus të GJKKO dhe SPAK.

Një rëndësi e veçantë duhet vendosur në hetimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të larguar për shkak të vetting-ut apo edhe për arsye tjetër. Pritshmëria e qytetarëve shqiptar është se presin që çdo gjyqtar apo prokuror që është pasuruar në kurriz të halleve të popullit shqiptar, të vetmin fat që duhet të ketë është dalja përballë drejtësisë dhe sekuestrimin e pasurisë. Kjo ka qenë në vijimësi kërkesë e ndërkombëtarëve, ti vendoset vëmendje nga SPAK dhe GJKKO“,- tha Gjonaj.

Më tej ministrja e Drejtësisë Gjonaj se duhet të krijohet terreni i përshtatshëm që garanton pavarësinë e prokurorëve, që është një instrument që e bën më shumë për detyrim llogaridhënie.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit