Home Sporti Euroleague/ M...

Euroleague/ Mbyllet sezoni i rregullt, ja ekipet që shkojnë në play off dhe play in

30
0

Janë luajtur takimet e raundit të 34-t dhe të fundit të sezonit të rregullt në Euroleague në basketboll për meshkuj. Tetë skuadra i kanë “lamtumirë” turneut, duke u eliminuar nga gara.

Ato janë: Partizan Beograd, Armani Milano, Valencia Basket, Zalgiris Kaunas, Bayern Munich, Crvena Zvezda, Villeurbanne dhe Alba Berlin, të renditura në vendet 11-18. Ndërkohë që, katër skuadra shkojnë në play in.

Në fazën play in, në takimet që do të luhen më datën 16 prill, do të kemi këto përballje: Maccabi Tel Aviv–Baskonia Gasteiz si dhe Anadolu Efes–Virtus Bolonja. Fitueset që do të dalin nga këto sfida do të shkojnë në play off.

Në play off janë kualifikuar gjashtë ekipet më të mira, të renditura si më poshtë: Real Madrid, Panathinaikos, Monaco, Barcelona, Olympiacos dhe Fenerbahce. Ndeshjet e fazës play off do të nisin pas 10 ditësh.

Euroleague – Raundi 34-t

Zalgiris Kaunas – Real Madrid, 62-64

Monaco – Byern Mynich, 89-85

Anadolu Efes – Crvena Zvezda, 100-55

Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 92-86

Panathinaikos – Alba Berlin, 84-75

Olympiacos – Fenerbahce, 84-81

Partizan Beograd – Valencia Basket, 79-66

Virtus Bolonja – Baskonia Gasteiz, 91-95

Villeurbanne – Barcelona, 76-72

Play in (16 prill)

Maccabi Tel Aviv – Baskonia Gasteiz

Anadolu Efes – Virtus Bolonja

Play off

Real Madrid – Anadolu Efes/Virtus Bolonja

Panathinaikos – Maccabi/Baskonia Gasteiz

Monaco – Fenerbahce

Barcelona – Olympiacos

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit