“Eurosport”: Mos nënvlerësoni Shqipërinë, kujdes nga Broja

Media prestigjoze ndërkombëtare “Eurosport”, i ka dhënë një hapësirë të veçantë në analizën që i bënë skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2024, edhe kombëtares tonë kuq e zi.

“Një ekip ambicioz, këmbëngulës dhe i përgatitur. Kundërshtari i parë i Axurrëve në Euro 2024 është më i vështirë sesa mund të pritet. Kombëtarja e Sylvinhos, në fakt, u kualifikua shumë përpara për kompeticionin e Gjermanisë dhe në ndeshjen në Westfalenstadion të Dortmundit ka të gjithë potencialin për të vënë në vështirësi Italinë e Spallettit.

Blloku ‘Italian’ i përbërë nga Gjimshiti, Ismajli, Asllani, Bajrami, Ramadani, Berisha dhe Kumbulla kryeson një grup të larmishëm dhe cilësor. Shqipëria është një ekip që nuk i trembet askujt, mund të krijojë probleme të ndryshme për Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Sylvinho praktikon futboll të ekuilibruar në të cilin kujdeset shumë për fazën e mbrojtjes, pa mohuar megjithatë agresionin e menjëhershëm pasi humbet posedimin e topit.

Duhet kujdes i veçantë për Armando Broja, i cili pas një mungese gati dyvjeçare për shkak të dëmtimit, po i afrohet kampionatit europian me një formë të shkëlqyer dhe një besim të ri”, shkruan ndër të tjera Eurosport.

SHKARKO APP