Home Sporti Everton nxjer...

Everton nxjerr nga gara për titull Liverpoolin, United fiton me përmbysje

196
0

Everton merr një fitore të madhe 2-0 në derbin e “Merseyside” teksa në “Goodison Park” ndaj Liverpoolit. Everton shënoi nga një gol për pjesë, teksa zhbllokuan sfidën në të 27-tën pas një këmbëngulje të mbrojtësit Branthëaite.

Në pjesën e dytë, Everton shënoi edhe të dytin me sulmuesin Calvert-Leëin që kërceu më lart se të tjerët në zonë duke mposhtur portierin Alisson. Liverpool merr merr një goditje sa i takon garës për titullin në Premier League, teksa “The Reds” mbeten me 74 pikë në vend të dytë, tre më pak se Arsenali kryesues.

Manchester United ia doli të rikthehet te fitorja në kampionat pas katër ndeshjesh. “Djajtë e kuq” mposhtën në “Old Trafford” me rezultatin 4-2 Sheffield United. Vendasit pasi kaluan në avantazh me Maguire, u përmbysën nga miqtë megjithatë ia dolën ta rikthenin ndeshjen në favor pas dygolëshit të Bruno Fernandez dhe më pas të Hojlund.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit