Evra: Varane si Rio Ferdinand, është perfekt për M.United

Manchester United është klubi që ka shpenzuar më shumë në këtë merkato verore. Djajtë e Kuq deri tani kanë siguruar Jadon Sanchon nga Dortmundi për 85 milionë euro dhe Raphael Varane nga Reali i Madridit për 50 mln euro.

Për një legjendë të Djajve të Kuq siç është ish-mbrojtësi Patrice Evra, afrimi i një eksperti të prapavijës si Varane mund të konsiderohet si goditja më e mirë e kësaj vere madje për Evra ajo e qendërmbrojtësit është blerje më e goditur se ajo e Jadon Sanchos.

“Raphael Varane më kujton Rio Ferdinandin. Është i shkëlqyer me topin në këmbë, gjithashtu edhe në lojën në ajër. Ai është qendërmbrojtësi perfekt. I qetë më topin nën kontroll dhe mund të shënojë edhe gola gjithashtu. Është një transferim i nivelit të lartë, më i miri për Manchester United”, u shpreh Evra.

SHKARKO APP